Përmbledhje

  • Written by admin
  • 22/04/2013 at 1:12 pm
  • Konferenca e 3-të e Telekomunikacionit Shqiptar InfoCom 

    «Shqipëria Digjitale: Në Rrugën drejt Brezit të Gjerë»

    Me sukses u të madh u kurorëzua Konferenca e 3-të e Telekomunikacionit Shqiptar InfoCom që u zhvillua ditën e Martë, më datë 6 Dhjetor 2011 pranë hotel Sheraton Tirana, në Shqipëri dhe siç pritej edhe një herë ishte atraksioni kryesore për industrinë e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, pasi në të pranishëm ishin mbi 350 IT dhe të ftuar të fushës së Telekomunikacionit dhe jo vetëm. Vlen të theksohet pjesëmarrja e Ministrit dhe Zëvendësministrit të Inovacionit, si dhe Sekretariat të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe të tjerë zyrtarë të lartë, përfaqësues të instancave të ndryshme që nderuan këtë event. Konferenca u organizua nga kompania mediatike Smart Press S.A., një nga kompanitë lider në këtë fushë, zotëruese e faqeve të internetit të teknologjisë, botuese e revistave dhe organizuese e njohur e shumë konferencave.

     

    Konferenca e 3-të e Telekomunikacionit Shqiptar InfoCom ishte eventi i radhës në linjën e eventeve shumë të suksesshme të organizuar nga Smart Press SA përgjatë 14 viteve të fundit në Greqi dhe Qipro.

     

    Me fokus drejt së ardhmes, tema kryesore e Konferencës së 3-të të Telekomunikacionit Shqiptar InfoCom ishte “Shqipëria Digjitale: Në Rrugën drejt Brezit të Gjerë”. Vendi ndodhet aktualisht në një pikë kthese kur duhet marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen digjitale të tij, sepse priten zhvillime të mëdha dhe të shpejta në përpjekjet për t’u bashkuar me institucionet evropiane.

     

    Synimi kryesor i Konferencës së 3-të të Telekomunikacionit Shqiptar InfoCom ishte të kthehet një pikë takimi për sipërmarrësit e politikës dhe biznesit si edhe për të gjithë aktorët kryesorë të tregut – me fjalë të tjera, të bëhet institucion për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe propozimeve të ndryshme në tregun shqiptar të TIK.

     

    Sipas një hulumtimi të fundit, investimet në implementimin e brezit të gjerë janë një mjet mjaft domethënës për zhvillimin e cilësdo ekonomi. Qëllimi i Konferencës së 3-të të Telekomunikacionit Shqiptar InfoCom ishte të nxjerrë në pah këtë perspektivë si dhe t’u referohet problemeve dhe reformave të nevojshme institucionale. Gjithashtu, do të shtrojë pyetje dhe sugjerime, në mënyrë që vendi të mundë të lëvizë me shpejtësi drejt Shoqërisë së Informacionit dhe Dijes.

    Në një mjedis vazhdimisht në ndryshim, pavarësisht nga rënia e ekonomisë globale, shtete si Shqipëria mund – dhe duhet, nëpërmjet adoptimit të teknologjisë moderne – të gjejnë recetën e tyre të zhvillimit dhe rritjes së qëndrueshme duke përforcuar avantazhet konkurruese të tregut vendas, si dhe funksionimit efektiv të shtetit nëpërmjet praktikave të e-qeveria.

     

    Pjesëmarrësit në Konferencën e 3-të të Telekomunikacionit Shqiptar InfoCom si dhe liderët e opinionit publik shqiptar u përqendruan jo vetëm në mënyrën se si faktorët politikë dhe institucionalë përballen me perspektivat e sektorit TIK në Shqipëri, por edhe në shkëmbimin e opinioneve prej drejtuesve të TIK, rolin e rezervuar për Rrjetet Brezi i Ardhshëm (NGN), situatave me të cilat përballen prodhuesit dhe deklaratat publike prej krerëve të kompanive që operojnë ne sektorin TIK.

     

    Sesionet e Konferencës së 3-të të Telekomunikacionit Shqiptar InfoCom ishin:

     

    Sesioni i parë: Infrastruktura dhe Rrjetet Brezi i Ardhshëm

     

    Pikërisht tani, Shqipëria është në pikën e kthesës për sa i përket strategjisë së brezit të gjerë – ajo duhet të marrë vendime të drejta në mënyrë që të hyjë direkt, pa vonesa në “Autostradën e Brezit të Gjerë”, e cila është rruga më e shpejtë drejt së ardhmes.

    Megjithatë, cilat janë mundësitë kryesore, potencialet, sfidat, teknologjitë e disponueshme, modelet e biznesit dhe shanset që mund të lindin? Si dhe në ç ‘mënyre duhet të zbatohet një infrastrukturë? Cilat janë rreziqet, vështirësitë dhe problemet të cilat duhet t’i kapërcejmë?

    Ky sesion i dedikohet opinioneve dhe prezantimeve nga kompani të cilat do të marrin përsipër implementimin e Rrjeteve Brezi i Ardhshëm fikse dhe pa kabull, si edhe nga specialistë të cilët do të përshkruajnë teknologjitë që do të zbatohen dhe modelet e biznesit mbi të cilat do të mbështeten këto implementime, në mënyrë që të sigurohet realizueshmëria e investimeve të nevojshme për përmbushjen e qëllimit.

     

    Sesioni i dytë: Samiti i Drejtorëve Ekzekutivë: Citius -Altius–Fortius

     

    Tregu i telekomunikacionit me të drejtë konsiderohet si lokomotiva e çdo ekonomie kombëtare, por sidoqoftë i nevojitet një investim i përshtatshëm dhe kuadër rregullator për të përmbushur premtimet e veta. Pavarësisht nga kuadri ekonomik ndërkombëtar problematik, kryesuesit e tregut të telekomunikacionit vijojnë të japin rezultate të mira dhe të përmirësojnë pozicionin e tyre dhe ky fakt justifikon mjaftueshëm dinamikat në tregun shqiptar.

    Në këtë sesion të fundit ne do të mundohemi të hartojmë mjedisin shqiptar të tregut të TIK. Cilat janë ndryshimet e afërta? Cilat janë teknologjitë e reja për t’u kujdesur, modelet e biznesit për t’u implementuar dhe zgjidhjet më të mira për t’u përzgjedhur? Çfarë lloj investimi dhe problemesh rregullatore lindin dhe si mund të zgjidhen ato? Çfarë duhet bërë me të drejtat e zbatimit? Cila është mënyra më e mirë për të zgjidhur vonesat e ndërlidhjes? Po në lidhje me ciklin e pritshëm të shtrëngimit të tregut, sinergjitë e pritura prej kohësh, shkrirjet dhe blerjet ndërmjet kompanive? Cilat janë aleancat më të mundshme për të cilat do të jemi dëshmitarë dhe cilat janë perspektivat e tyre?

    Figura të politikës dhe institucioneve të vendit do të prezantojnë opinionet e tyre mbi të gjitha këto tematika, së bashku me drejtorët ekzekutivë të operatoreve të telekomunikacionit të cilët do të përvijojnë pritshmëritë e tyre të ardhshme dhe serinë e vrullshme të ngjarjeve në tregun shqiptar të telekomunikacionit.

     

    Sesioni i tretë: e-Albania: Një botë e re e guximshme!

     

    Një botë e re e guximshme po lind: e-Shqipëria. Hapat e parë madhorë janë hedhur tashmë, por të tjera po aq të rëndësishme janë në pritje për t’u ndërmarrë. Në këtë sesion, kompanitë e TIK dhe kryesuesit e tregut do të prezantojnë zgjidhjet e tyre për sa i përket të ardhmes digjitale të vendit si:

    Komunikimet e Unifikuara – Komunikimet e Unifikuara janë rezultantja praktike e konvergjimit të fushave të ndryshme, meqenëse ato ofrojnë integrimin në kohë reale të shërbimeve të komunikimit si: mesazhet e çastit, telefonisë, informacion mbi prezencën, video konferencave, shkëmbimin e të dhënave, madje edhe njohjen e të folurit, me shërbimet në kohë joreale si: mesazhet zanore, e-mail, SMS dhe faks. Kjo është një seri e tërë produktesh dhe shërbimesh të cilat mundësojnë nivelin më të lartë të përvojës dhe një ndërfaqeje të përbashkët për çdo përdorues të pajisjeve dhe mjeteve të shumëllojshme të komunikimit. Praktikisht, kjo do të thotë se përdoruesi ka vetëm një platformë me të cilën ndërvepron, pavarësisht pajisjes që përdor, e cila mund të mbulojë të gjitha nevojat e komunikimit të tij në shtëpi apo në punë, ndërkohë që qëndron në një vend ose është në lëvizje.

     

    Cloud Computing – Cloud computing është tendenca më e re dhe mjaft e rëndësishme në tregun global të teknologjisë dixhitale. Ne tashmë i kemi parë rezultatet e para (në fakt, veç një paraqitje e shkurtër …) të revolucionit që po vjen në industrinë TIK. E konsideruar si një nga çështjet më të “nxehta” në treg, Cloud Computing mund të ndryshojë të gjitha modelet ekzistuese të biznesit, pasi ai do të ofrojë burime të reja të të ardhurave të gjeneruara prej tërë ekosistemit digjital dhe do të çelë fusha dhe aktivitete të reja emocionuese që lidhen me teknologjitë digjitale. Operatorët e telekomunikacionit mund të përfitojnë më tepër, duke shfrytëzuar Cloud Computing, pasi kjo u ofron mundësi mjaft të rëndësishme për krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, të cilat do të kontribuojnë për të baraz-peshuar humbjet e shkaktuara nga shërbimet zanore për shkak të krizës ekonomike mbarë botërorë dhe konkurrencës së ashpër.

    e-Qeveria – Qeverisja elektronike është një term gjithëpërfshirës, i përdorur për përshkrimin e të gjitha llojeve të ndërveprimeve midis qeverisë dhe qytetareve (G2C), qeverisë dhe bizneseve (G2B), si edhe qeverisë, ministrive e agjencive përkatëse (G2G). Mundësitë dhe përparësitë e ofruara nga TIK dhe teknologjitë e reja të përfshira, ofrojnë një potencial të pamasë, sikurse shumë aplikacione të dedikuara premtojnë funksionim të shpejtë, efikas dhe të duhur të të gjithë institucioneve dhe agjencive të lidhura në rrjet. Përgjatë secilës fazë të ushtrimit të autoritetit në vend sigurohet një shkallë e lartë e transparencës, duke ruajtur standarde të larta për sa i përket shërbimit ndaj qytetarëve.

     

    E-Biznes (e-blerje / e-studioj) – Çdo gjë që nisë me (e-) nënkupton shfrytëzimin e benefiteve të teknologjisë digjitale. Mes tyre, e-Biznesi është i një rëndësie supreme, duke qenë se është e ardhmja e një veprimi vërtet të domosdoshëm të jetës së përditshme të njeriut siç është shit-blerja e produkteve dhe shërbimeve. Kjo mund të aplikohet për individë, grupe apo ndërmjet bizneseve. Nëpërmjet përdorimit të teknologjisë digjitale, metodat elektronike të biznesit mundësojnë kompanitë të lidhin sistemet e brendshme dhe të jashtme të procesimit të të dhënave në mënyrë më efikase dhe të përshtatshme për të punuar më ngushtësisht me furnizuesit dhe partnerët, dhe për të përmbushur sa më mire nevojat dhe pritshmëritë e klientëve të tyre. Përherë e më tepër njerëz parapëlqejnë të blejnë gjëra nëpërmjet dyqaneve elektronike (e-blerje) dhe e njëjta metodë përdoret për qëllime arsimimi: përherë e më tepër studentë parapëlqejnë të mësojnë një gjuhë të huaj nëpërmjet internetit ose të ndjekin kurset online të një universiteti i cili mund të ketë ose jo vendodhje në të njëjtin shtet…

     

    Lëvizshmëria: Smartphones& Aplikacionet – Megjithëse telefonat e “inteligjent” (smartphones) sapo janë futur në tregun shqiptar të telefonisë së lëvizshme, popullariteti e tyre bashkë me pjesën e tyre të tregut është rritur rreth 40% në shkalle evropiane. Rritja e rrufeshme në shitjet e tyre është e kombinuar me një ekosistem madhor të ngritur përreth tyre. Smartphones dhe aplikacionet “mobile” po i japin formë të ardhmes. Është mëse e sigurt – pasi e njëjta gjë ka ndodhur tashmë në të gjithë BE-në – se me ngritjen e rrjeteve 3G (për hir të dy licencave ekzistuese dhe një të trete që do të jepet së shpejti) interneti do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit e marrin informacionin dhe arsimin, si argëtohen dhe punojnë në jetën e tyre të përditshme.

     

    Çmimet e InfoCom Albania

     

    E fundit, por jo më pak e rëndësishme, konferenca do të mbyllet me Çmimet e InfoCom Albania të cilat do të shpërblen dhe nderon kompani dhe drejtues që sjellin risi në shërbime dhe produkte.

    Qëllimi i çmimeve është njohja publike e përpjekjeve dhe efikasitetit e të gjithë atyre që kanë kontribuar me krijimtarinë dhe pasionin e tyre për rritjen e tregut dhe avancimin e teknologjisë në Shqipëri.

  • Security World Magazine