Në Përgjithësi

  • Forumi i 6-të i Telekomunikacionit Shqiptar Infocom 2015

    Koha për biznes!

    Shqipëria si një vend i fortë dhe në zhvillim, duhet të ndryshojë strukturat e ekonomisë së saj, në mënyrë që të bëhet më e hapur dhe me konkurruese, duke krijuar kështu një rrugë konvergjence me BE-në. Për të arritur këtë konvergjencë, qytetarët duhet të kenë akses të plotë në bashkëkomunikimin që ofron interneti dhe të bëhen pjesë e shoqërisë së Informacionit Evropian. Përveç aksesit në komunitetin e informacionit për njerëzit, informacioni dhe teknologjitë e komunikimit janë rruga kryesore që do te çoj bizneset në një orientim të jashtëm, duke siguruar akses  në tregun evropian. Sepse në fund të fundit, çdo biznes është biznes Digjital.

    Sigurisht qe transformimi i biznesit Digjital, mund te arrihet me hapa galopant e jo te thjesht. Dhe për këtë arsye, ndryshime themelore në aspektin rregullator dhe institucional janë tërësisht të nevojshëm. Teknologjitë e komunikimit, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces transformimi, dhe burimet e disponueshme, të tilla si radio spektri, duhet të rishpërndahen, sipas nevojave eksponenciale ne të ardhmen e afërt.

    Gjithcka mbi lidhshmerine!

    Një problem kyç, por  gjithashtu edhe një mundësi për biznesin e Telekomunikacionit, është zhvillimi i infrastrukturave për të kapërcyer hendekun digjital mes qytetarëve dhe arritja në çdo cep të vendit, duke hapur rrugët e komunikimit.

    Në këtë pikë, nis një diskutim lidhur me strukturën që rrjetet e aksesimit duhet të kenë.

    A duhet që ato të bazohen në aksesim wireless/satellite – Ku kostoja për instalimin e infrastrukturës fizike nuk përben një problem të madh (bakër apo fibër optike), dhe që ofrojnë në mënyrë të konsiderueshme bandwidth më të lartë dhe shpejtësi, por me kosto shumë më të larta instalimi?

    Sigurisht, propozime hibride ose bashkëpunuese, janë duke fituar terren, duke treguar se aksesi wireless dhe ai fiks mund të vendosen si element plotësues dhe jo konkurrues.

    Pjesëmarrësit në këtë sesion do të zhvillojnë mundësitë për evolucionin e infrastrukturës aktuale dhe bashkimin me module të reja që do te mund të shumëfishojnë aftësitë e tyre.

    Cilat janë teknologjitë e reja të cilat tërheqin vëmendjen e CTO-ve dhe çfarë modele operative mund të aplikohen?

    A do të pritet për modele bashkëpunuese qe sigurojnë zë, internet dhe  TV në një platformë të vetme?

     

    Në Cloud te i cili besojmë!

    Sigurisht nevoja për lidhje, rezulton nga fakti se zhvillimet aktuale në IT u mundësojnë kompanive akses në një larmi të madhe të mjeteve software që, deri tani, ka qenë absolutisht te paleverdishme për t’u mbajtur në ambientet e tyre, dhe gjithashtu shumë e vështirë dhe e kushtueshme për t’u  zhvilluar nga e para.

    Në ditët e sotme, një Toolbox i madh i infrastrukturës virtuale lejon rritjen e produktivitetit të ndërmarrjeve dhe ndërgjegjësimin eksponencial të produkteve dhe shërbimeve, duke çliruar biznesin nga kufizimet e instalimit lokal, mirëmbajtjen dhe shpenzimet e zhvillimit.

    Të gjitha këto, nuk janë të kufizuara në një produkt të nivelit lokal, përkundrazi hapin tregje të reja dhe nevoja konsumatorësh, duke krijuar ekosisteme të reja me modelet e tyre të zhvillimit. M2M, Smart Grids, Fleet Management, Arsimi dhe Shëndetësia, të gjitha nën përcaktimin “Gjithçka si një Shërbim”. Çdo gjë që mund të transformohet në informacion është një shërbim potencial.

    Në këtë seksion pjesëmarrësit do të paraqesin zgjidhjet e mundshme dhe sugjerimet e tyre për modelin e  biznesit “cloud” si dhe avantazhet që ndërmarrjet mund të kenë duke miratuar atë.

    Samiti i Liderave!

    Tryeza e rrumbullakët me pjesëmarrjen e Liderëve të tregut shqiptar të TIK, ka si qellim identifikimin e  ekuilibrit te duhur ndërmjet investimeve dhe fitimeve, liberalizimeve dhe rregullimeve.

    Investimi, nevoja për rregullime transparente dhe të qëndrueshme institucionale, iniciativat për çështjet rregullatore, prezantimi i kuadrit modern të lidhjes, hapat e ardhshëm në broadband internet drejt 4G, janë shqetësimet kryesore të CEO-ve.

    Kjo teme hap gjithashtu debatin për televizionin digjital, duke liruar rajone të reja “fantazme” dhe sinergji natyrore si shumëzues, duke i krijuar mundësinë ofruesit të ofrojë një shumëllojshmëri shërbimesh te konsumatorët.

  • Security World Magazine