Konferenca e 4-të e Telekomunikacionit Shqiptar InfoCom

  • Konferenca e 4-të e Telekomunikacionit Shqiptar Infocom
    100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë
    Nga evolucioni infrastrukturor në revolucion digjital

    Nën Kujdesin e Ministrisë së Inovacionit dhe TIK

     Konferenca e 4-të e Telekomunikacionit Shqiptar Infocom u zhvillua me sukses ditën e Martë, më datë 20 Nëntor, 2012 pranë Hotel Sheraton Tirana,  me pjesëmarrjen e Ministrit të Inovacionit dhe TIK  Z. Genc Pollo, zyrtarët e lartë qeveritarë dhe rreth 350 delegatë – drejtues të lartë të tregut vendor dhe ndërkombëtar.

    Pjesëmarrësit, në eventin që tashmë është bërë një institucion për tregun e TIK në Shqipëri, paraqitën të kaluarën dhe të ardhmen e vendit në këtë sektor të rëndësishëm për të ardhmen e shtetit  si dhe diskutuan hapat e ardhshme që do të hidhen.

    Përfaqësues të tregut, qeveria dhe rregullatorët paraqitën çështjet e pazgjidhura, përshkruan vështirësitë që ata hasin dhe propozuan idetë e tyre për shfrytëzimin më të mirë të infrastrukturës  ekzistuese dhe të ardhshme, që të mund të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në revolucionin e ardhshëm digjital.

    Tre sesionet e konferencës (të cilat i adresohen çështjes së broadband-it, shfrytëzimit të aplikacioneve në dobi të bizneseve dhe njerëzve si dhe përpjekjes për të gjetur praktikat optimale për të balancuar investimin dhe efikasitetin në kohë krize), treguan trendin e sotëm të Shqipërisë digjitale dhe hodhën hapin e ardhshëm për qeverinë dhe sektorin privat.

    Rezultatet e rezolutave do të shpallen në Konferencën e 5-të të Telekomunikacionit Shqiptar Infocom 2013…

    Në fund të Konferencës, gjatë një ceremonie të vogël, Çmimet e Infocom Albania iu ndanë personave dhe bizneseve të cilat kanë treguar  se zotërojnë praktika të pakontestueshme.

    Çmimet ishin këto:

    Çmimi “Inovacion dhe Edukim” iu dha Microsoft, për kontributin që kompania ka dhënë në zhvillimin e edukimit përmes teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri.

    Çmimi “CSR” iu dha Vodafone Albania, për  Telemjekësinë nëpërmjet Celularit

    Çmimi “3G Business Excellence” iu dha AMC-së, për vendosjen me sukses të rrjetit 3G

    Çmimi “Triple Play Business Excellence” iu dha Tring Communications, për prezencën e suksesshme në Shqipëri të kombinimit mbi telekomunikacionin, të broadband-it dhe televizionit.

    Çmimi “Manager of the Year” iu dha Z. Orhan Coskun, CEO of ALBTelecom dhe Eagle Mobile, për shfrytëzimin efikas të bashkimit menaxherial të ALBtelecom dhe Eagle Mobile, në një biznes të unifikuar në mënyrë që të arrijë shërbime dhe shkallë ekonomike të unifikuar.

  • Security World Magazine