Pyetje të zakonshme

  • Vendndodhja

    Konferenca e 8-të “Infocom World Albania”, do të zhvillohet më 4 Prill 2017 pranë “The Plaza Hotel” në Tiranë.

    Adresa e Hotelit është:

    Rruga 28 Nëntori, Tiranë, Shqipëri. Telefoni: (+355) (4) 221 12 21. Për lehtësinë tuaj, informacion të mëtejshëm në lidhje me hotelin si dhe një hartë mund të gjeni duke klikuar këtu.

    Orari

    Sekretaria për regjistrimin në konferencë hapet në orën 09.00 pm. Konferenca përfundon në orën 15.00.

    Si mund të mësoj më shumë rreth programit të konferencës?

    Për të mësuar më shumë rreth programit të konferencës jeni të lutur të ndiqni menun e “Programit” kur të publikohet. Nëse keni nevojë për ndonjë sqarim apo informacion të mëtejshëm ju mund të kontaktoni me Z. Idit Riza në numrin e kontaktit +355 66 33 54 000.

    Ku mund të regjistroheni për të marrë pjesë në konferencë?

    Për t’u regjistruar online në konferencë mund të shkoni në faqen e regjistrimit dhe të plotësoni formularin e regjistrimit. Faqja në fjalë mund të gjendet duke ndjekur linkun e “Regjistrimit“, që shfaqet në Kreun e faqes. Nëse jeni përfaqësues i shtypit ju duhet të plotësoni formularin që gjendet në “Room Press”, duke klikuar në linkun “Formulari për Shtypin” i cili është vendosur në kolonën e majtë.

    A ka ndonjë tarifë për pjesëmarrjen?

    IT-ë dhe drejtuesit e Telekomit janë të mirëpritur për të marrë pjesë pa asnjë kosto. Gjithashtu akademikët dhe gazetarët janë të lirë të marrin pjesë.

    Mund të qëndrojmë në “The Plaza Hotel”?

    Ju mund të qëndroni në hotelin ku do të zhvillohet konferenca duke paguar një çmim të veçantë. Disa dhoma janë rezervuar veçanërisht për ato që duan të qëndrojnë në Hotel. Për të rezervuar një dhomë dhe për të përftuar një çmim të veçantë, ju duhet të kontaktoni me recepsionin e hotelit në (+355) (4) 221 12 21, duke iu referuar se jeni i regjistruar në Konferencën e 8-të “InfoCom World Albania”. Nëse do të ndesheni me ndonjë vështirësi lidhur rezervimet, ju lutem kontaktoni me Z. Idit Riza në numrin e kontaktit +(355) 69 35 40 000. Për shkak të numrit të kufizuar të dhomave të rezervuara për këtë qëllim, ne ju sugjerojmë që të rezervoni një dhomë sa më shpejt të jetë e mundur.

    Si mund të marrë prezantimet, fjalime, etj., të konferencës?

    Nëse ju do merrni pjesë në konferencën, gjatë regjistrimit do të pajiseni me materialit e plotë të konferencës. Nëse nuk do të merrni pjesë, ju bëjmë me dije se fjalimet dhe prezantimet e konferencës do jenë në dispozicion për t’u shkarkuar në faqen e internetit të konferencës. Gjithashtu nëse dëshironi të merrni përmbajtjen konferencë nëpërmjet kutisë postare, ju duhet të kontaktoni me Z. Idit Riza në numrin e kontaktit +355 69 35 40 000.

    Do të ketë mundësi për akses në internet në vendin konferencë?

    Për lehtësinë tuaj, gjatë Konferencës së 8-të “Infocom World Albania”, ju do të keni akses të lirë në Wi-Fi.

    Konferenca do të jetë në gjuhën angleze?

    Konferenca në fakt do të zhvillohet në dy gjuhë, pasi përkthim në shqip do bëhet në kohë reale.

    Unë jam një gazetar. A ka ndonjë infrastrukturë për Median?

    Ju lutemi referohuni seksionit të veçantë të kësaj faqeje me titullin ”Room Press”.

    Kush e organizon konferencën?

    Konferenca organizohet nga kompania Bizz Sh.p.k si dhe Albanian Innovation Foundation.

    Si mund të lidhen me ju në ditën e konferencës?

    Ju mund të telefononi në “The Plaza Hotel” duke telefonuar në numrin (+355) (4) 221 12 21 dhe të kërkoni t’ju lidhin me sekretarinë e Konferencës së 8-të “Infocom World Albania”.

     

  • Security World Magazine