Overview

  • 7th Infocom Albanian Telecom Forum 2016
    24/5/2016
    Shaping the Digital Future

    Recesioni global ka vepruar si katalizator në vitet e fundit duke krijuar mundësi dhe duke përshpejtuar zhvillimet teknologjike. Ekonomitë botërore janë të lidhura gjithnjë e më shumë me teknologjinë digjitale në një ndërveprim dhe zhvillim të vazhdueshëm, ndërsa vendet që integrojnë teknologjitë digjitale në biznes, por edhe në sektorin publik janë ato që rrisin nivelin e tyre të konkurrencës. Ekonomia botërore nuk do të ketë vend për vendet që nuk do të përfshihen në evolucionin digjital, pasi ndërlidhja do të jetë faktori nr. 1 për pjesëmarrje në ekosistemin e tregut. Ekspertët thonë se ndoshta 4G ka ndryshuar formën e telefonisë celulare, por 5G dhe bota e ndërlidhur e IoT do ndryshojnë botën rreth nesh.

    The broadband challenge

    Dihet që Shqipëria nuk mundet thjesht të kufizojë veten duke bërë hapa për zhvillimin digjital. Ajo duhet të bëjë kapërcime. Por, për këto kapërcime, do të ketë nevojë për ndihmën e cila mund të ofrohet me siguri nga Evropa. Pasi pozicion gjeografik që zotëron është kyç dhe ky fakt është i pamohueshëm, ndaj me patjetër duhet të jetë pjesë e “Agjendës Digjitale 2020” dhe “Tregut të vetëm digjital”, që gjendet në zhvillim e sipër.
    Natyrisht, infrastruktura e rrjetit të gjerë është skeleti bazë i Shoqërisë së Informacionit dhe rritja e tyre automatikisht rrit efikasitetin e ekonomisë, pasi ajo përshpejton dhe lehtëson adoptimin e teknologjive të reja në shtëpitë dhe bizneset. Ajo gjithashtu hap fusha të reja operative dhe vende pune në zonat që deri më tani nuk ishin në dispozicion. Krijimi i vendeve të punës në distancë, aplikacionet për telefonat e inteligjent, televizioni dhe tregtia, marrin përmasa të tjera përmes lenteve zmadhuese të teknologjive digjitale.
    Rrjeti i gjerë celular është shtrirë në fushën multimediale dhe krijon nevojat për shpejtësi më të lartë, gamë më të gjerë të frekuencave dhe modele të reja për shpërndarjen e përmbajtjes. Televizioni konvencional po ndryshon fazë dhe ndjekja on-demand ka përmbysur situatën duke krijuar ndryshime lidhur me marrjen dhe shfrytëzimin e përmbajtjes. Ndryshime gjithashtu vërehen e dhe në tregun reklamave.
    Bazuar në sa më sipër, është e qartë se zhvillimi i rrjetit të gjrë është një domosdoshmëri për zhvillimin e ekonomisë dhe të vendit në përgjithësi.

    EaaS – Everything as a Service

    Cloud computing, ka provuar tashmë në praktikë dhe në terma ekonomik, që është më shumë se një mjet i thjeshtë për uljen e kostove të biznesit. Ndaj, gjithnjë e më shumë besojnë se ajo është një platformë globale që nxit biznesin me mënyra krejtësisht të reja.
    Në konferencën e fundit në Barcelonë MWC 2016, u bë e qartë, që tani e gjithë fuqia e përpunimit do të transferohet tek cloud!
    Koncepti i “Everything as a Service” fillon të marrë formë, për sa kohë kompanitë janë në kërkim të mënyrave për të përcjellë nevojat, shqetësimet dhe rreziqet në duart e specialistëve. Prandaj, ekspertiza e përqendruar krijon ekonomitë e shkallës dhe modele fleksibël bashkëpunimi midis ofruesve të shërbimeve dhe ndërmarrjeve.
    Megjithatë, progresi më i madh është se kërkesa për shërbime të ndryshme nga bizneset na çon drejt zhvillimit të modeleve bashkëpunuese mes ofruesve të shërbimeve, tek të cilat secili kontribuon në fushën ku është i specializuar.
    Qëllimi është që përdoruesi fundor të ketë një pikë referimi unitare, me një SLA që mbulon plotësisht dhe me terma konkret përzierjen e shërbimeve që ai ka zgjedhur.
    Natyrisht shteti e ka për detyrë të bëjë ndryshimin. kështu, integrimi i shërbimeve elektronike për qytetarët do të jetë një çelës për transformimin e administratës publike në eGovernment duke modernizuar marrëdhëniet mes të shtetit dhe qytetarëve.
    Përveç adoptimit të cloud nga ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, Shqipëria mund të shfrytëzojë pozicionin e rëndësishëm që zotëron dhe të bëhet qendër “hosting” për ruajtjen e të dhënave, jo vetëm për përdorim brenda vendit, por edhe më gjerë për rajonin e Ballkanit.

    Revolucioni i Internet of Things

    Çdo gjë tregon se e kemi kapërcyer fazën fillestare, në të cilën përdoruesit ndërveprojnë me pajisje, dhe po drejtohemi me shpejtësi në ndërveprimin mes pajisjeve, duke krijuar Internet of Things.
    Udhëheqësit botëror të teknologjisë digjitale kanë hyrë tashmë fuqishëm në fushën e IoT, dhe Analytics, duke zhvilluar mjete programuese dhe sisteme të integruar grumbullimi dhe shkëmbimin për marrjen dhe dhënien e vendimeve.
    Dita kur pajisjet shtëpiake që do të shiten do të disponojnë adresë IP dhe WiFi si dhe instalimet inteligjente elektrike do jenë pjesë bazike e shtëpisë, po afron!
    Respektivisht dhe në nivel qyteti, aplikimet e shkallës së gjerë në menaxhimin e energjisë, furnizimin me ujë, menaxhimin e trafikut dhe ndriçimit janë në dispozicion, madje edhe mjetet të pavarura të transportit publik, janë integruara në strukturën urbane. Edhe telefonat inteligjent janë kthyer në bileta për mjetet e transportit, për transaksionet si dhe blerjet, dhe po na drejton në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e “smart living”.
    Tashmë Bashkimi Evropian ka vënë lart në agjendën e saj “Internet of Things”, duke njoftuar se për 2016 që do të financojë 140 milionë euro në projekte pilot. Në listën e saj gjenden aplikacione për fushat e shëndetësisë, bujqësisë, wearables dhe ndërlidhjes së automjeteve. Pyetja që lind është: A jemi të gati për këtë revolucioni të ri industrial, dhe nëse jo, cilat janë ndryshimet që duhet të bëjmë për ta adoptuar dhe për të përftuar prej ti?

    25/5/2016
    Opportunities in a Digital Era: Startup – Social – e-business

    Digital Skills: The key for success!

    Edhe pse ne supozojmë se brezi i ri që ka marrëdhënie të mirë me teknologjitë digjitale, kjo nuk do të thotë që ky familjarizim përkthehet automatikisht në njohuri. Megjithatë, duke pasur parasysh që sipërmarrja si dhe jeta e përditshme lidhen gjithnjë e më ngushtë me teknologjitë digjitale, koncepti i arsimit digjital po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
    Përveç kësaj, zhvilluesit e aplikacioneve digjital, së shpejti do të bëhet një pjesë e madhe e fuqisë punëtore të vendit dhe do të jenë në gjendje për të prodhuar nivel të lartë shërbimesh, jo vetëm për vendin, por edhe në tregun ndërkombëtar që dëshpërimisht kërkon punonjës digjital.
    Por a është vendi i gatshëm për të mirëpritur brez të ri të biznesit? Ekziston një kuadër i përshtatshëm ligjor? Si bizneset digjitale mund të zhvillohen me anë të ekonomisë tradicionale dhe ta transformojnë atë nga brenda? A janë kompanitë gati për transformimin digjital dhe cilat janë stadet e tij?

    e-commerce: Every business is digital business

    Bashkimi Evropian, një prej çështjeve kryesore në agjendën e saj ka zhvillimit e tregtisë elektronike ndërkufitare. Ai synon në vitet e ardhshme të largojë të gjitha pengesat që sot shfaqen si barrierë. Pengesa të tilla si transporti, konkurrenca dhe besim.
    Rol të veçantë dhe madje “kyç” për e-business janë pagesat elektronike. Siguria dhe shpejtësia për kryerjen e pagesave, është kthyer në faktor kryesor suksesi, pasi toleranca e konsumatorit ndaj gabimeve apo dështimeve është pothuajse zero.
    Por cilat janë platformat kryesore e zhvillimit të e-business, dhe cilët janë në sektorë kryesor në produkte dhe shërbime ku do të zbatohen këto platforma? Cilët janë sektorët që tradicionalisht lulëzon e-commerce? Ekzistojnë sektor të tjerë përveç tregtisë me
    pakicë, mediave sociale, logjistikës dhe turizmit që do mund të zhvilloheshin falë teknologjive digjitale? Çfarë duhet të ketë parasysh dikush që çelë një dyqan elektronik? Cilët janë faktorët kryesor të suksesit dhe çfarë mësojmë nga dështimet? Cila është marrëdhënia e e-commerce me mediat sociale? Si mund të transformojë vizitat dhe përdoruesit në para?

    Social Media: Perception is Reality?

    Rrjetet sociale janë një mjedis dinamik që vazhdimisht evoluon. Rregullat e lojës ndryshojnë vazhdimisht, pasi përveç nëse përjashtojmë llogaritë personale, rrjetet sociale nuk janë kanale neutrale të shpërndarjes së informacionit, por kompani që interesohen për rezultatet dhe fitimet direkte apo indirekte.
    Kjo do të thotë se ata që dëshirojnë të përdorin këto platforma si një mjet, duhet të dinë detaje mbi funksionimin, rregullat, dhe kufijtë e tolerancës së tyre.
    Gjithashtu, vetë shërbimet e rrjetit social mund të përdoren në mënyrë të dyshimtë dhe të shndërrohen në kërcënime, kështu që është mirë që duksh të njohë rreziqet dhe si të përballet me to.
    E vetmja gjë e sigurt, është se mediat sociale janë mjeti më i mirë i marketingut dhe nëse dikush di ta përdorë siç duhet mund të arrijë shumë gjëra.
    Cilat Media Sociale ekzistojnë? Si përdoren? Cili është mjet i duhur për çdo rast? Cilat janë fiset e mediave sociale? Cilat janë mjetet që i drejtohen marketistave? Si planifikohet një fushatë komunikimi në mediat sociale? Cila është strategjia më e mirë? Sa e rëndësishme është përmbajtja për engagement? Cilat janë sekretet e vogla, mitet dhe të vërtetat e mëdha? Së fundi: A janë mediat sociale një punë me të ardhme?

    Startup, Build up & Scale up: The 3D Business!

    Duke marrë parasysh që realiteti i ri i biznesit kalon përmes fushës së teknologjisë, një përqindje e madhe e të interesuarve është drejtuar drejt këtyre sektorëve.
    Në këtë sesion, do të analizojmë sa “skenën” Startup Shqiptare aq edhe mjedisin ndërkombëtar. Do të merremi gjithashtu me sipërmarrjen 3D dhe stadet e saj, nga idejimi e deri tek përfundimi. Cila është rruga që çon idenë drejt një plani të strukturuar biznesi? Ekziston terren i përshtatshëm për krijimin bizneseve startup në Shqipëri? A mundet vendi të joshë biznese startup nga vende të tjera dhe të kthehet në startup nation? Cilat janë kushtet për të filluar një startup? Çfarë duhet marrë parasysh? Cilat janë shanset, sfidat dhe kurthet?
    Ekzistojnë instanca financimi dhe cilat janë kërkesat për të realizuar planin dhe për të siguruar qëndrueshmërinë? Cilat janë historitë e suksesshme dhe çfarë mësojmë prej tyre? Cilat janë praktikat më të mira? A është Amerika Eldorado bashkëkohor për bizneset startup?

    Fundja, tek të gjitha bizneset startup në të gjithë botën, një është qëllimi! Biznesi i ri të kalojë “Përveç kësaj, një është mbi të gjitha. Kompania e re për të kaluar ”Luginën e Vdekjes” dhe të arrijë të qëndrojë në këmbët e tij!

  • Security World Magazine