Përmbledhje

  • Konferenca e 5-të e Telekomunikacionit Shqiptar “Infocom 2013”

    Porta Digjitale ne Bashkimin Evropian

     

    Tashmë e njohur si një institucion  nga  tregu i TIK (Informacionit & Telekomunikacionit) si dhe nga lidershipi politik i Shqipërisë, Konferenca  e 5-të e Telekomunikacionit Shqiptar  InfoCom2013 u zhvillua në datën 10 Dhjetor në hotelin Sheraton në Tiranë, nën moton “Portat Digjitale drejtë BE-së”. Kjo moto pasqyron një nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet Shqipëria, në rrugën e saj për të përmbushur kushtet për integrimin e saj evropian.

    Sesioni i parë: Krijimi i Rrugëve Digjitale 

     

    Në këtë sesion çështja kryesore ishte infrastruktura e rrjeteve digjitale. Kompanitë, institucionet  dhe  qeveria paraqitën pikëpamjet e tyre mbi ndërtimin dhe shfrytëzimin e Rrjeteve – Kabllore dhe Wireless të Gjeneratës së Ardhshme.

    Zhvillimet e mëdha teknologjike  në sektorin e telekomunikacionit, rikonfirmojnë vazhdimisht Teorinë e Evolucionit, duke nxitur ofruesit të përshpejtojnë planet e investimeve dhe të kërkojnë recetën më të mirë për Kthimin e Investimit. Në këtë arenë, teknologjitë e ndryshme konkurrojnë por edhe plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë që planet e bizneseve të gjenerojnë rezultate pozitive.

    Në sesionin e ideve kryesore shkencëtarët akademikë dhe analistët paraqitën pikëpamjet e tyre në lidhje me modelet teknologjike dhe të bizneseve të cilat do të merren nga afër me objektivat e “Agjendës Digjitale 2020”.

    Gjatë sesionit të tryezës së rrumbullakët, përfaqësues nga ofruesit e rrjetit, shitësit dhe ofruesit e shërbimeve shpalosën strategjinë e tyre për përhapjen e broadband-it në Shqipëri.

    Sesioni i dytë: Lidhja e Bizneseve dhe Mundësitë e tyre

    Një tjetër pikë vendimtare për Shqipërinë është shfrytëzimi i potencialit të madh të teknologjisë i domosdoshëm për rritjen e ekonomisë, për sipërmarrjen dhe produktivitetin, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët e saj. Së bashku me të dhënat e pavarura të rrugëve digjitale, modeli i komunikimit All-IP mund të lidhë pothuajse çdo gjë: nga njerëzit tek makineritë dhe nga kompjuterët tek zgjerimi i rrjeteve inteligjente.

    Teknologjia e Informacionit dhe Telekomunikacionit i fuqizon bizneset me disa aftësi, në mënyrë që një pjesë e konsiderueshme e CapEx të konvertohet në OpEx, duke çliruar burime të çmuara kapitali dhe në të njëjtën kohë duke i lejuar të konsolidojnë marrëdhënien e tyre me klientët.

    Ky ndryshim ndikon, jo vetëm bizneset e vogla dhe të mesme, por gjithashtu edhe organizatat e mëdha, nga sektori bankar deri tek strukturat shtetërore.

    Në këtë sesion, ofruesit e shërbimeve cloud, operatorët dhe bankierët paraqitën propozimet e tyre për një mjedis të dhënash centrike, i cili  është në zgjerim të vazhdueshëm, si dhe iu përgjigjën sfidave se si të menaxhojmë volumin e informacionit  por duke marrë në konsideratë ekuilibrin delikat midis  qasjes dhe sigurisë.

    Sesioni i tretë: Samiti I CEO-ve: Rritje & Bashkëpunim

     

    Pika kulminante e Konferencës së 5-të të Telekomunikacionit shqiptar Infocom2013 ishte Samiti i CEO-ve. Vendtakimi i përvitshëm, ku personalitete të shquara nga sektori i Telekomit shqiptar shkëmbyen komente, opinione si dhe vunë në dukje hapat pozitive që ka bërë telekomunikacioni dhe shërbimet e tyre  pothuajse në çdo sektor të ekonomisë dhe të qeverisjes. Gjithashtu ata, paraqitën pikësynimet dhe perspektivat e tyre, tendencat dhe hapat që synojnë të ndjekin  në të ardhmen e afërt, duke kërkuar ekuilibrin ideal midis sigurimit të CapEx dhe të nevojës emergjente për miratimin e teknologjive të reja dhe moderne.

  • Security World Magazine