Në Përgjithësi

  • Forumi i 5-të i Telekomunikacionit Shqiptar “Infocom 2013”.

    Porta Digjitale ne Bashkimin Evropian

    Tashmë e njohur si një institucion nga tregu i TIK (Informacionit dhe Telekomunikacionit) si dhe nga lidershipi politik i Shqipërisë, Konferenca e 5-të e Telekomunikacionit Shqiptar Infocom2013 do të mbahet më datë 10 dhjetor në hotelin Sheraton në Tiranë, me moton ”Porta Digjitale drejtë  BE-së”. Kjo moto pasqyron një prej sfidave më të mëdha me të cilat po përballet Shqipëria, në rrugën e saj për të përmbushur kushtet për integrimin e saj evropian .

    Sesioni 1: Krijimi i Rrugëve Digjitale

    Në këtë sesion çështja kryesore do të jetë infrastruktura e rrjeteve digjitale. Kompanitë, institucionet dhe qeveria do të paraqesin pikëpamjet e tyre mbi ndërtimin dhe shfrytëzimin e Rrjeteve Kabllore dhe Wireless të Gjeneratës së Ardhshme.

    Zhvillimet e mëdha teknologjike në sektorin e telekomunikacionit, rikonfirmojnë vazhdimisht Teorinë e Evolucionit, duke nxitur ofruesit për plane investimesh sa më të shpejta dhe të kërkojnë recetën më të mirë të Kthimit të Investimit. Në këtë arenë , teknologjitë e ndryshme konkurrojnë por edhe plotësojnë njëra-tjetrën, në mënyrë që planet e biznesit të gjenerojnë rezultate pozitive .

    Në sesionin e ideve kryesore shkencëtarët akademikë dhe analistët do të paraqesin pikëpamjet e tyre në lidhje me modelet teknologjike dhe të bizneseve të cilat do të merren nga afër me objektivat e “Agjendës Digjitale 2020”.

    Sesioni i dytë: Lidhja e Bizneseve dhe Mundësitë e tyre

    Një tjetër pikë vendimtare për Shqipërinë, është shfrytëzimi i potencialit të madh të teknologjisë i domosdoshme për rritjen e ekonomisë, për sipërmarrjen dhe produktivitetin, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës  për qytetarët e saj. Së bashku me dhënat e pavarura të rrugëve digjitale, modeli i komunikimit All- IP mund të lidhë pothuajse çdo gjë: nga njerëzit tek  makineritë dhe nga kompjuterët tek zgjerimi i rrjeteve inteligjente.

    Teknologjia e Informacionit dhe Telekomunikacionit i fuqizon bizneset me disa aftësi, në mënyrë që një pjesë e konsiderueshme e CapEx të konvertohet në OpEx, duke çliruar burime të çmuara kapitali dhe në të njëjtën kohë duke i lejuar ata të konsolidojnë marrëdhënien e tyre me klientët.

    Ky ndryshim ndikon, jo vetëm bizneset e vogla dhe të mesme, por edhe organizatat e mëdha, nga sektori bankar deri tek strukturat shtetërore .

    Në këtë sesion, ofruesit e shërbimeve cloud, operatorët dhe bankierët do të paraqesin propozimet e tyre për një mjedis të dhënash centrike, i cili është në zgjerim të vazhdueshëm, si dhe do iu përgjigjen sfidave se di të menaxhojmë volumin e informacionit por duke marrë në konsideratë ekuilibrin delikat midis qasjes dhe sigurisë.

    Sesioni i tretë: Samiti i CEO-ve: Rritje & Bashkëpunim

    Pikë kulminante e Konferencës së 5-të të Telekomunikacionit shqiptar Infocom2013 do të jetë Samiti i CEO-ve. Vendtakimi i përvitshëm, ku personalitete të shquara nga skena shqiptare por edhe ndërkombëtare do të shkëmbejnë komente e opinione.

    CEO-t e kompanive që operojnë në fushën e hi-tech sidomos në telekom, të cilët kanë një rol-kyç për të ardhmen për shkak të prioritetit të lartë dhe ndikimin që TIK dhe hi-tech ka në pothuajse çdo sektor të ekonomisë dhe qeverisjes, do të paraqesin pikësynimet dhe perspektivat e tyre, tendencat dhe hapat që synojnë të ndjekin në të ardhmen e afërt, duke kërkuar ekuilibrin ideal midis sigurimit të CapEx dhe të nevojës emergjente për miratimin e teknologjive të reja dhe moderne.

  • Security World Magazine