Konferenca e 8-të “Infocom World Albania”

  • The Leading Path to Innovation

    Jetojmë në një kohë ku ndryshimi ka një ritëm të pashembullt. Si rezultat, çfarë mund të ketë ndihmuar një organizatë në të kaluarën për të qenë e suksesshme, mund të jetë potencialisht shkaktari i dështimit në të ardhmen. Kompanitë kanë nevojë të adaptohen dhe të zhvillohen për të arritur nevojat gjithnjë e në rritje të konsumatorit, por shumë bien dakord në një përfundim: inovacioni të ndihmon të qëndrosh i rëndësishëm! Duke qenë të rëndësishme, organizatat pozicionohen në treg duke u munduar të “udhëheqin”. Por a mund të udhëhiqet kjo rrugë e inovacionit vetëm? A munden politikat, rregulloret dhe strukturat qeveritare të kapin ritmin dhe të formësojnë inovacionin, paralelisht duke përfituar vetë gjatë këtij procesi? Këto pyetje dhe më tepër, do të jenë temat e nxehta të cilat do të trajtohen nga folësit tanë të përzgjedhur.

    Sesioni I: Paradigma e re e eShërbimeve

    Transformimi nga produkti fizik në shërbim, është mundësuar dhe shpejtuar nga rrjetet elektronike prej fillimit të viteve 90’. Që firmat të “ushqejnë” një marrëdhënie sa më jetëgjatë me konsumatorin, ato duhet të shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë që ofrojnë eShërbimet dhe rrjetet elektronike në përgjithësi. Parashikimi se kompanitë të fokusuara në produkt, të cilat i bëjnë rezistencë nevojës së klientit për kontroll, nuk e kanë të gjatë suksesin në këtë mjedis elektronik, është provuar tashmë nga “përçarja e tregut” (market disruption) i shumë firmave të mëdha, të cilat patën udhëhequr tregun në një kohë të caktuar. Gjithsesi, sektori privat, nuk mund të udhëheqë vetëm rritjen pozitive të eShërbimeve. Inovacione të shumta po implementohen përditë nga qeveritë dhe institucionet publike, për të siguruar shërbime publike sa më të shpejta dhe të sigurta, nëpërmjet shumë ePlatformave për qytetarët e saj. Shqipëria në vitet e fundit, ka ndërmarrë inovacione të tilla dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Në këtë sesion, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të kompanive lider në treg do të shpalosin me mprehtësi se çfarë mund të presim nga fusha e eShërbimeve.

    Sesioni II: Takimi i Liderëve: Kush po drejton inovacionin?

    Nëse një inovacion do të jetë i suksesshëm është e paqartë, ndaj, për të parë rezultatet mund të duhet më shumë kohë nga ç’ janë mësuar sipërmarrjet tradicionale apo institucionet financiare. Në vendet më të zhvilluara, qeveria ka siguruar fonde afatgjata, duke siguruar kohën e duhur për të zhvilluar teknologjitë e reja. Investime të tilla, zakonisht janë shtyrë nga misione të mëdha, nga dërgimi i njeriut në Hënë, tek zgjidhjet për ngrohjen globale. Por për një vend të vogël si i yni, i cili synon të bëjë hapa të mëdha, cila mund të jetë përqasja e duhur? Cili është “udhëzuesi” dhe “udhëtari” në këtë rrugëtim? Si mundet të ndihmohet sektori privat nga qeveria, e cila gjithashtu duhet të sigurojë që edukimi, shëndetësia dhe transporti të përfitojë nga investimet shtetërorë në inovacion? Ekzekutivë të përzgjedhur, akademikë dhe përfaqësues qeveritarë, do të ulen së bashku për të diskutuar rreth këtyre temave, duke ofruar “ushqim për meditim” për këdo të pranishëm.

    Sesioni III: Business (not) as usual…

    Në qoftë se marrëdhënia midis sektorit publik dhe privat në sigurimin e rrugës së duhur drejt inovacionit, po vendoset në një debat konstruktiv, çfarë mund të flitet për përqasjen që organizatat kanë ndaj konsumatorit? Për të qëndruar inovatorë, kompanitë duhet të zhvillojnë produkte dhe procese dhe duhet ta bëjnë shpejt. Inovacioni dhe aftësia e tij për të krijuar avantazhe konkurruese për kompanitë, qëndron në bërthamën e këtij koncepti. Prandaj, çdo sesion i kësaj konference, i ka dedikuar platforma të ndryshme për t’i lejuar kompanive të caktuara, të prezantojnë inovacionet e tyre dhe metodat e “injektimit” në tregun aktual. Nga përqasjet B2B në B2C, në këtë sesion, folës të përzgjedhur do të prezantojnë vizionin e tyre, propozime dhe arritje, duke mundësuar material të bollshëm për një nga shtyrësit më të fuqishëm të inovacionit: konsumatorin.

  • Security World Magazine